Furnizim i pandërprerë me ujë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Problemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe rregullimi i sistemit të ujërave të zeza po marrin zgjidhje edhe në një zonë tjetër të Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime Tiranë po punojnë për ndërtimin e një linje të re ujësjellësi në Njësinë Administrative Nr. 9 në Kryeqytet, përkatësisht në rrugët ?Sulejman Pasha? dhe ?Ded Gjo Luli?.?U jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që po punojnë në kohë rekord në Njësinë 9. Vitet e fundit kjo zonë është rritur shumë në popullsi, që do të thotë se kjo rritje nuk ka korresponduar me nevojën për furnizim më të madh me ujë të pijshëm. Tani jemi duke hyrë në nivel kapilar lagje më lagje, për rritjen e kapacitetit të furnizimit me ujë të pijshëm. Nuk mjafton që të bëjmë vetëm dy investime madhore në zonë, Sheshin Skënderbej dhe Bulevardin e Ri, por është shumë e rëndësishme që cilësia e jetesës të rritet në nivel kapilar brenda në lagje dhe në komunitet.?