Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje gjatë mitingut të partisë Demokratike.
Rreth 15 mbështetës të PD-së, të cilët ishin të pranishëm në momentin që u bë hapja e Fushatës Elektorale, pas tubimit janë paraqitur në spital me simptoma e skuqjes së fytyrës dhe lotimit të syve.
Dyshohet se kjo anomali protestuesve mund tu jetë shkaktuar nga ndonjë lëndë e përdorur gjatë tubimit, nga ushqimi, ose ndonjë alergji e mundshme. As spitali, por edhe Policia nuk ka dhënë një përgjigje të plotë se për çfarë bëhet fjalë, por Policia ka marrë të gjitha masa për të saktësuar se nga se ju shkaktuan këto simptoma simpatizantëve të PD-së.
Për ketë një grup ekspertësh të kriminalistikës kanë kryer kontrolle në Bulevard, për të zbuluar se nga se është shkaktuar ky fenomen. Për këtë siç e shikoni edhe nga pamjet Policia ka rrethuar Bulevardin nga piramida deri te Kryeministria. Në orët vijim pritet një përgjigjet e saktë nga Policia dhe Spitali se çfarë ka ndodhur.