Ora News – Premtimi i LSI-së, Vasili: Do të ulim mbi 2 herë taksat

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim premton uljen e taksës së të ardhurave për punonjësit, 8-10% nga 23 përqind që është aktualisht. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, kryetari i LSI, Petrit Vasili e cilësoi këtë taksë absurde.
Vasili: Ne e kemi premtim shumë të qartë. Të gjithë ata persona që shpërblehen mbi 350,000 lekë të vjetra, dua të jem shumë i qartë me të gjithë e deri në 2 milionë, ku mesatarisht ata taksoheshin 20%, taksa e tyre do të jetë vetëm 8 përqind. Pra, e ulim dy herë e gjysmë këtë taksë që u takon disa mijëra profesionistëve, ndërsa ata që paguhen mbi 2 milionë lekë të vjetra që tatoheshin në mënyrë absurde prej 23%, taksa e tyre e re e propozuar nga LSI do të jetë vetëm 10%.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-ja-ku-ndryshon-plani-i-lsi-per-punesimin-nga-partite-e-tjera/