Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike hapi pasditen e kësaj të shtune zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare.
Demokratët u rikthyen edhe njëherë në bulevard, por kësaj here jo për protestë, por për të nisur rrugën drejt 25 qershorit.
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, në fjalën e tij tha se ka marrë vendime të vështira, por shprehu bindjen se ka hartuar listën fituese.
Për kritikët ai rezervoi përgjigjen se ka zgjedhur njerëzit më përfaqësues të komuniteteve dhe njerëz që përfaqësojnë vlera.
Basha: Ky muaj është provë për të gjithë shqiptarët, se bashkë dimë dhe do të ndërtojmë shpresën, të ardhmen, republikën e re. Mbrëmë unë dorëzova listën fituese të republikës së re në KQZ. Kam marrë vendime të vështira por jo të papritura, këtu në këtë shesh thatë se ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë dhe kështu kemi bërë. Kemi sjellë përfaqësuesit më të spikatur dhe të denjë të komuniteteve nga jugu në veri. Kemi sjellë njerëz të spikatur të vlerave, Republika e re mbi të gjitha është dhe do të jetë republika e vlerave. Vendimet që kam marrë mbrëmë kanë rritur pritshmëritë e çdo shqiptari.Askush prej tyre nuk vjen të marrë, janë njerëz të suksesshëm në jetën e tyre private.Kjo është rruga drejt fitores.
Por ai siguroi se këto janë zgjedhjet e fundit ku ai si kryetar harton listat, pasi në të ardhmen do ti zgjedhin qytetaret me reformen zgjedhore.
Basha deklaroi se ?opozita është e bashkuar, pala kundërshtare e përçarë. Të bashkuara shkojmë drejt fitores?.
Basha tha se bashkë me ekipin e tij do ta nxjerrë vendin nga kriza ku e ka zhytur Republika e vjetër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-ndez-motoret-drejt-25-qershorit-hap-fushaten-nga-tirana/