Report TV - Tiranë, ekspozitë për gratë austriake që jetuan në Shqipëri

2017-07-09 0

Gratë dhe vajzat austriake që mbetën në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore janë bërë pjesë e një ekspozite të çelur në Galerinë Kalo në Tiranë.

?Austriakët e zemrës? titullohet ekspozita me autore Jutta Benzenberg. Ekspozita u çel nga Ambasada Austriake në Tiranë dhe Fondacioni Kalo. Në konceptin e autores janë përfshirë pasardhësit e grave austriake, të cilat erdhën në Shqipëri gjatë periudhës mes dy luftërave botërore përmes martesave, dhe mbetën në Shqipëri.

Në këto portrete të vijnë ndërmend jetët e austriakëve që diktatura ua ndërlikoi së tepërmi. Fotografia Jutta Benzenberg thotë se ishte shumë e interesuar sesi kanë jetuar pasardhësit gjysmë shqiptarë të austriakëve në Shqipëri.