Report TV - PD hap fushatën, Basha: Mora vendime të vështira për listat

2017-07-09 0

Disa orë pasi ka zyrtarizuar listat e deputetëve, kryedemokrati Lulzim Basha hapi fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit.

Ai tha se ndryshimi për themelimin e republikës së re ka nisur nga vetë partia Demokratike. Duke folur para mbështetësve të PD në Tiranë, Basha tha se me ekipin e tij ka çelur rrugën drejt fitores.

Kreu i PD-së tha se kjo ishte hera e fundit qe ai bënte listat e PD-se, pasi herën tjetër do zgjedhin qytetarët me reformën zgjedhore, deklaratë që paralajmëron ndryshimin e Kodit Zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme.

Lulzim Basha me aleatët e tij shkojnë bashkë në zgjedhje nën siglën e partisë Demokratike e për këtë arsye tha kreu i PD, të gjithë bashkë do të themelojnë republikën e re pas 25 qershorit.

Free Traffic Exchange