Negociatat per qeverine e re - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zoran Zaev, i mandatuar për qeverinë e rë në Maqedoni pritet të zhvillojë sot takimin e fundit me liderin e Lëvizjes Besa, Bilal Kasami për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje. Konsensusi është gjetur me forcat e tjera shqiptare, BDI dhe Aleancen për Shqiptarët dhe pritet zyrtarizimi i marrëveshjes dhe emrat e ministrive që do të marrin. Këtë të shtunë Lëvizja Besa dhe BDI mbledhin kryesitë për detajet për kabinetin e ri. Takimi mes Zaev dhe Kasamit do të mbahet pas kongresit të LSDM, ku Zaev eshte rikonfirmuar në krye të partisë. Ai mbajti një fjalim përpara delegatëve, ku premtoi se nuk do të lejojë që të përsëritet e keqja që i ka bërë vendit VMRO-DPMNE. ?Jemi në prag të formimit të qeverisë së re reformatore. Kemi mundësinë për të ndërtuar një shoqëri për të gjithë. Ky është fillimi ynë. Për herë të parë qytetarët vendosën të bëjnë partneritet me shumë parti, kështu fituam. Besova dhe sot e di se nuk jam vetëm. Dallimet janë forca jonë dhe me tërë forcën do të luftoj kundër ndarjeve që dobësuan shoqërinë?.Në kongres ishin të pranishëm edhe drejtues të partive shqiptare.Si lideri socialdemokrat Zaev, edhe liderët shqiptarë Ali Ahmet dhe Bilal Kasami janë shprehur optimistë se qeveria do të formohet shumë shpejt.