http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e fluturimeve ?British Airways? ka anuluar të gjitha fluturimet nga dy aeroporte, Heathrow dhe Gatuick, për shkak të një problemi në sistemin kompjuterik. Sistemi elektronik ka rënë, duke shkaktuar kaos në aeroporte dhe radhë të gjata pasagjerësh. Nga problemi jane prekur shumë fluturime. Kompania e cila ka kërkuar falje për problemit thekson së nuk ka prova se kemi të bëjmë me një sulm kibernetik. Përfaqësues nga aeroporti i Heathroë kanë theksuar se po bashkëpunojnë me kompaninë për të zgjidhur problemin. Pasagjerët e prekur do të rimbursohen ose do të sigurojnë fluturimin në një ditë tjetër. Fillimisht fluturimet u anuluan deri në orën 18.00, por me një vendim të dytë ato u anuluan dhe pasagjerët janë këshilluar që të mos udhëtojnë. Kompania kërkoi falje me anë të një postimi në ?Twitter?, ku theksohet se po punohet për zgjidhjen e problemit. Disa pjesë të faqes online të kompanisë janë të paaksesueshme. Vonesa në fluturime ka pasur në Romë, Milano, Pragë, Stokholm dhe Malaga.