Report TV - Bulevardi i Ri në Tiranë do hapet për kalimtarët dhe makinat më 17 qershor

2017-07-09 1

Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës hapet për të gjithë kalimtarët dhe automjetet më 17 qershor. Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj inspektuan punimet për ndërtimin e Bulevardit të Ri, si dhe për parkingun nëntokësor, një ndër projektet më të rëndësishme strategjike të Bashkisë së Tiranës, i cili pritet që të ketë një impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe komuniteti i biznesit.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi stafin angazhuar me këtë projekt për cilësinë dhe ritmin e punimeve, duke i dhënë qytetit një mundësi të re për zhvillimin e tij.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se pas 100 vitesh, Tirana do të ketë bulevardin e parë modern, i cili do të jetë i kuruar në të gjitha detajet. ?Parkimi te sheshi ?Skënderbej? fillon shlyen veten, pastaj mbas dy vitesh punon për të shlyer sheshin. E njëjta gjë për këtë. Për dy vjet lan veten, pas dy vjetësh fillon lan borxhin e bulevardit. T?i japim he një kolpo përpara se ta hapim në datën 17.