Ora News – Bojaxhi: Klasa politike në Shqipëri duhet rithemeluar

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Listat e përcaktuara në bazë të marrëdhënieve të kandidatëve me vetëm një person brenda partive janë helmuese për demokracinë. Kështu është shprehur kryetari i Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi, në nisje të fushtës elektorale, teksa theksoi nevojën për rimodelimin e klasës politike shqiptare.
Në nisje të fushtës elektorale, kryetari i Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi, shprehu rezerva ndaj mënyrës sesi realizohen listat e kandidatëve për deputetë.
Ai tha se listat që bazohen në marrëdhëniet e kandidatëve me vetëm një person brenda partive janë të dëmshme për demokracinë.
Bojaxhi: Duhet të vendosim çfarë tipi demokracie duam të zgjedhim, demokracinë e listave të mbyllura të vendosura në zyrat e kryetarëve apo duam të hedhim hapin drejt një modeli të ri. Ato parti të cilat duan të trajtohen si prona private duhet të bëhen me fondet e partive dhe jo të qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bojaxhi-klasa-politike-ne-shqiperi-duhet-rithemeluar/