Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi, shprehet se ligji që detyron mediat të trasmetojnë fushatë falas, bie ndesh me Kodin Zgjedhor. Nga studio e emisionit ?Ekopolitikë? të Aurora Sulçes, Luzi deklaroi se kodi zgjedhor qëndron më lart në hierarkinë e akteve ligjore. Vendimi, rrjedhojë e marrëveshjes Rama-Basha, ka shkaktuar debate të forta mes të ftuarve në ?Ekopolitikë?.
Pasi 10 televizone i drejtuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të kundërshtuar vendimin e partive për të transmetuar reklama falas, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi, e konsideron të paligjshëm vendimin.
Sipas saj, ai bie ndesh me kodin zgjedhor, që qëndron më lart në hierarkinë e akteve ligjore sesa një ligj i thjeshtë. Kjo çështje ka shkaktuar debate të forta në emisionin ?Ekopolitikë? të gazetares Aurora Sulçe.
Lefterie Luzi: Në rastin të cilin ne e kemi, parashikimin që është bërë në ligjin për partitë politike dhe në kodin zgjedhor, këtu ka probleme. Sepse nuk është nga pikëpamja tekniko-legjislative një parashikim i një ligji për partitë politike, një ligji që është një ligj që e ka bërë një parti politike për shumë të tjera të dalë mbi kodin zgjedhor që është një kod i kaluar në Parlament me 3/5. Nuk shkon, ka hiearki aktesh, ku kodi zgjedhor prevalon mbi ligjin për partitë politike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fushata-falas-luzi-vendimi-i-paligjshem-kodi-zgjedhor-prevalon-mbi-ligjin/