Në 1 vjetorin e vendosjes së instalacionit ?Reja? në Tiranë, ajo u shndërrua sot në një laborator kondensues tingujsh urbanë për të gjithë të apasionuarit pas artit. Arkitekti dhe planifikuesi i njohur urban, Andrea Faoro, i cili ka qenë pjesë edhe e grupit të punës për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës, ka krijuar një instalacion zanor si një hapësirë e re për artdashësit.
Në prezantimin e kësaj vepre artistike mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi të gjithë qytetarët që të provojnë këtë eksperiencë unike.
?Duam apo jo, është pjesë e këtij qyteti, ne jemi njerëz të zhurmshëm, çdo gjë e bëjmë me tam-tame të mëdha sepse zhurma është një pjesë që shoqëron psiqikën dhe kulturën tonë mesdhetare.
Ndaj besoj se për shumë prej atyre që do kenë kohë gjatë gjithë ditës të vizitojnë ?Renë? dhe të dëgjojnë zhurmat e Tiranës, fëshfërimën, fishkëllimën, boritë, xhirimin e gomave apo lloj-lloj emocionesh që na jep zhurma në Tiranë.
Besoj se sjell eksperiencën e një intimiteti që ta ofron ai që është qyteti yt me gjithë të mirat apo të këqijat e veta?, tha Veliaj.