Report TV - Jashtë liste, shpërthejnë të përjashtuarit, Bregu e Patozi

2017-07-09 0

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të ?lajë hesapet? me disa prej kundërshtarëve në parti dhe me të gjithë gardën e vjetër të partisë, duke u ndërprerë karrierën politike. Shumica e grupit parlamentar demokrat nuk do të jetë më pjesë e parlamentit që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Por nuk kanë qëndruar të heshtur Majlinda Bregu e Astrit Patozi përkundrejt këtij ?ndëshkimi radikal? që iu bë karrierës së tyre politike.

Bregu thotë se se është e pandershme që brenda listës së kandidatëve për deputetë, PD të qëndrojnë ata që donin PD-në jashtë zgjedhjeve. Megjithatë Bregu i qëndron një falenderimi për Berishën për mundësine që i dha në Republikën e Vjetër duke i uruar suksese në Republikën e Re të Bashës.

Një shpërthim deklarate ka pasur dhe Astrit Patozi.
Ai fajëson të dy ata, Berishën e Bashën për ?kokëprerjen? e tij, dhe shprehet se i qëndron kauzës së ngritja e çadrës u bë për t?i shpëtuar lëkurën kreut të PD, ndërsa shton se ëndrrat e Republikës së Re ngjajnë me ato të Rilindjes së Ramës.