Britani, ulet niveli i alarmit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pesë ditë pas sulmit kamikaz të ndodhur në Mançester ku gjetën vdekjen 22 persona dhe u plagosë dhjetëra të tjerë, kryeministrja britanike Theresa May deklaron se niveli i rrezikut, nga kritik, është ulur me një shkallë. Kjo do të thotë se një tjetër sulm ka gjasa të ndodhë, por nuk është i pashmangshëm. Gjatë fundjavës siguria do të jetë e lartë në ndeshjet e futbollit dhe në aktivitete të tjera sportive, apo kulturore. Ushtarët e armatosur që ishin vendosur në pikat kyçe në mbështetje të policisë, do të qëndrojnë në këtë detyrë deri të hënën në mbrëmje. May e bëri komentin pas një takimi të komitetit të emergjencës së qeverisë, ku theksoi se veprimet e 24 orëve të fundit të policisë kanë cuar në uljen e kërcënimit. Gjatë mëngjesit të së shtunës policia evakuoi një zonë në Mançester, por kjo ishte një masë paraprake për të garantuar sigurinë e banorëve. Hetimet për sulmin kamikaz vijojnë dhe aktualisht të ndaluar janë 11 persona, që po merren në pyetje. Këtë të shtunë u arrestuan dy të rinj, pas një shpërthimi të kontrolluar të policisë. Mes të ndaluarve është edhe vëllai i vogël i autorit të sulmit, i cili ka pranuar se kishte dijeni për shpërthimin, por jo për vendin dhe kohën kur do të ndodhte.