Seri grabitjesh në kishën e “Shën Nikollës” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grabitet për herë të tretë kisha e ?Shën Nikollës? në fshatin Rrëmbec në rrethin e Korçës. Persona ende te paidentifikuar, mbrëmjen e së premtes, shkatërruan derën hyrëse, duke dëmtuar ambientet brenda objektit të kultit si, edhe duke vjedhur disa ikona me vlerë historike. Mitropolia e Korçës e dënon këtë akt dhunimi ndaj kishës, e në të njëjtën kohë kërkon që autorët të vihen para përgjegjësisë. Banorët e zonës së Rrembecit pohojnë se, grabitësit kanë qëlluar edhe me armë brenda ambienteve te kishës. Policia shoqëroi disa persona në komisariat por, ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen e rëndë.