Basha “fshin” Partinë Demokratike të vjetër - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike dorëzoi 45 minuta pas skadimit te afatit, listën e kandidateve per deputet ne KQZ. Kjo është hera e pare qe Lulzim Basha, harton listën e kandidateve për deputet, si kryetar i Partisë Demokratike dhe per here te pare ne historinë e PD, Basha nuk ka thirrur kryesine per te miratuar skuadrën e 25 qershorit. PD nuk e ka publikuar listen e plote te kandidateve, por vetëm nje pjese te saj, ku bie ne sy se vete Basha do te kryesoje listën e deputeteve ne qarkun e Tiranës ku është vendosur i 7 edhe ish-kryeministri Sali Berisha. 4 vjet pasi mori drejtimin e PD, Basha ka larguar gjysmën e grupit parlamentar, qe ishin përzgjedhur nga paraardhësi Berisha. Bie ne sy largimi i kupolës drejtuese te PD ne kohen e Berishës, si dhe largimi i te gjithë atyre qe kane kritikuar Bashen, duke filluar nga ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, ish-nënkryetari i PD Astrit Patozi, ish-sekretari i përgjithshëm i PD Ridvan Bode, ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ish-kryetari i PD Eduard Selami, ish-ministrat Arben Imami e Genc Ruli. Nga drejtuesit aktuale ne PD bie ne sy renditja ne nje pozicion te pasigurte e numrit dy te PD, Arben Ristani i cili është i 4 ne Vlore, nje qark ku PD ne 2013 ka marre vetëm 3 deputete. Edhe pse kreu i PD Lulzim Basha ka premtuar se 30% e listës se kandidateve per deputet, do te vije nga forumi rinor demokrat, kryetari i këtij forumi Belind Kelliçi, mungon ne listën e kandidateve per deputet. Nder emrat e rinj qe Lulzim Basha ka vendosur te jene pjese e Parlamentit te ardhshëm janë Grida Duma, Ervin Salianji dhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari. Ajo qe bie në sy është se në pozicione të sigurta, janë edhe ish-drejtuesit e PDR; Genc Pollo, Tritan Shehu e Valentin Duka, dikur kundërshtarë të ashpër të PD, të akuzuar nga selia blu, se kërkonin t?i merrnin siglën PD. Ne kete liste te pare te Lulzim Bashes si kryetar i PD, një pozicion te forte kane aleatet, Fatmir Mediu dhe Agron Duka, jo vetëm jane ne pozicione te sigurta ne liste, por kane marre edhe nga 2 kandidate te tjerë ne listat e PD. Vend te sigurte ne listën e PD kane edhe Vangjel Dule, Dashamir Shehi e Nard Ndoka.