Listat e PD, Rama: Janë bashkuar të gjithë humbësit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë një vizite në një familje në Vorë, kryeministri Rama ka komentuar me ironi listat e deputetëve Partisë Demokratike. Sipas tij, në Tiranë janë bashkuar të gjithë humbësit e kësaj force.?Janë bashkuar gjithë humbësit në Tiranë. Kjo është Republika e Re e humbësve: Kosova humbës, ky Besnik Fuçia humbës, Bardhi humbës, Mediu fitues gjithmonë me humbje, gjithë humbësit bashkë. Kjo është PD-ja, republika e re. Republika e re e humbësve.?Rama e vijoi ironinë edhe me largimin e Kreshnik Spahiut nga politika.?Kreshniku dha dorëheqjen nga politika dhe është një moment zie, me thënë të drejtën edhe Kreshniku s?ka faj?.Kreu i qeverisë nënvizoi se Partia Socialiste duhet të ketë timonin edhe për 4 vjet të tjera, por e vetme dhe jo me aletë.?Kryesorja është të kesh timonin pa ulur të tjerë në prehër, timonin duhet ta ketë Partia Socialiste përndryshe është shumë e vështirë. Imagjino tani, hajde tani të ulen në prehrin tat edhe t?i jap makinës, edhe pa rrip sigurie?.

Free Traffic Exchange