Report TV - Basha ndërton skuadren e tij, ndëshkon 'rivalët', 24 të përjashtuar

2017-07-09 2

Ishte e pashmangshme. Tërmet politik në PD. Bie garda e vjetër e Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka vendosur të ndërtojë PD e tij, duke rrëzuar PD e paraardhësit, Sali Berisha. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të ?lajë hesapet? me disa prej kundërshtarëve në parti dhe me të gjithë gardën e vjetër të partisë, duke u ndërprerë karrierën politike. Shumica e grupit parlamentar demokrat nuk do të jetë më pjesë e parlamentit që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.Rreth 24 deputetë të grupit aktual të PD nuk janë fare në listën e kandidatëve apo nuk janë në listën fituese. Jashtë listës fituese ka mbetur edhe Myqerem Tafaj, ish-ministër Arsimi në qeverinë ?Berisha?. Kryetari i Partisë Demokratike ka vendosur që të mos përfshijë në listën fituese edhe deputetët: Kastriot Islami, Bedri Hoxha, Roland Keta, Bedri Mihaj, Mimoza Hajdarmataj, Gjovalin Bzhetaj dhe Irma Kopliku. Gjithashtu, nga lista fituese janë përjashtuar edhe deputetët aktualë Arbiola Halimi, Eleina Qirici, Liljana Elmazi, Alban Zeneli, Kozma Dashi, Keltis Kruja, Igli Cara, Asllan Dogjani, Albina Deda, Gjergji Papa etj.