Ora News – Ndahet nga jeta deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli

2017-07-09 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare deputeti Gjovalin Kadeli. Ai vuante nga pankreasi akut, sëmundje për të cilën u trajtua në Itali. Kadeli do të mbahet mend për kontributin në jetën parlamentare, ku ka ushtruar funksionin e deputetit në dy legjislatura.
Gjovalin Kadeli, deputet i Parlamentit të Shqipërisë nuk ia doli të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë që vuante prej tre muajsh.
Ai ka ndërruar jetë këtë të premte në një spital të specializuar në Itali, ku prej fundit të muajit mars kurohej nga pankreasi akut.
Më herët ai ishte diagnostikuar dhe trajtuar në qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, por përkeqësimi i gjendjes shëndetësore detyroi dërgimin e tij në shtetin fqinj ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale, por nuk mundi t?ja dalë mbanë.
Gjovalin Kadeli, i cili u shua në moshën 53 vjecare do të mbahet mend për kontributin e tij në jetën parlamentare të Shqipërisë gjatë dy legjislaturave ndërsa ka qënë edhe anëtar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat.
Në legjislaturën 2009-2013 ka qenë deputet i Partisë Socialiste ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013 ai nuk u përfshi më listat për kandidatë të Partisë Socialiste.
Pas koalicionit PD-LSI po në këtë vit ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike. Vota e tij u vlerësua nga kjo force politike që e përfshiu Kadelin në listat e saj për kandidat nga ku u zgjodh deputet. Pas marrjes së mandatit në vitin 2013 ai iu bashkua grupit parlamentar të LSI-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndahet-nga-jeta-deputeti-i-lsi-se-gjovalin-kadeli/