Stop - Pezullohet polici, që dhunoi “Stop”, reagim në bllok nga shoqatat e mediave! (26 maj 2017)

2017-07-09 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;Një ditë më parë ?Stop? transmetoi pamjet e dhunës fizike, që polici i Institutit të Fizikës Bërthamore, ushtroi ndaj grupit të xhirimit në detyrë. Mbrëmjen e së enjtes efektivi P. N. u pezullua nga detyra dhe ndaj tij, nisi procedimi disiplinor për shkelje të rëndë.Gazetarja dhe operatori i emisionit bënë sot zyrtarisht kallzim në drejtorinë e policisë, në mënyrë që dhunuesi me uniformë i medias, të përballet me drejtësinë. Në të njëjtën kohë, të gjitha shoqatat e mediave në vend,Shoqata e Gazetarëve Profesionistë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Lidhja e Gazetarëve Shqiptarë dhe Shoqata e Mediave Elektronike kanë dënuar aktin dhe kanë kërkuar, që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Emisioni ?STOP? ritransmeton pamjet e mbrëmshme të dhunës fizike ndaj gazetares investigative Rudina, nga punonjësi i policisë me inicialet P.N., në ambientet e Institutit të Fizikës Bërthamore.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas transmetimit të këtyre pamjeve, mbrëmjen e djeshme ka urdhëruar pezullimin e efektivit të policisë në Komisariatin Numër 4. Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka urdhëruar që Drejtoria e Standardeve Profesionale të fillojë menjëherë procedimin disiplinor ndaj punonjësit të policisë për shkelje të rëndë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka bërë një deklaratë solidarizimi, ku thuhet se kjo shoqatë dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj ekipit të emisionit investigativ ?STOP? në Televizionin Klan nga një efektiv policie.

?Sjellja e dhunshme dhe dhuna fizike ishin një akt flagrant i një sjellje jo njerëzore, e ilustruar me pamje, i një punonjësi me uniformë policie ndaj gazetarëve, që po bënin detyrën për emisionin investigativ, e që kishin të gjitha shenjat identifikuese të profesionit të tyre. Duke dënuar këtë akt, Shoqata e Gazetarëve Profesiontë të Shqipërisë nxit autoritetet të reagojnë me forcën e ligjit ndaj kësaj sjellje të papranueshme ndaj gazetarëve, si një sinjal i qartë se liria e medias për të përmbushur detyrën e saj është një e drejtë e paprekshme?.

Gjithashtu ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nëpërmjet një statusi në Facebook-un e tyre, duke thënë se e konsiderojnë të papranueshme dhunën e ushtruar mbi gazetaren e emisionit investigativ ?STOP?, nga një punonjës i Policisë së Shtetit, në mjedisin hyrës të Institutit të Fizikës Bërthamore.

?Sjellja e punonjësit të Policisë, komunikimi dhe gjithë sekuenca e dialogut me reporteren flasin qartë për një demonstrim dhune dhe pengimi në misionin për komunikim me përfaqësuesit e institucionit. UGSH shpreh solideratitetin me kolegen këmbëngulëse dhe kërkon nga autoritetet e larta të Policisë së Shtetit që përfaqësuesve të tillë me uniformë t?u tregojnë vendin, duke i njohur me detyrimin ligjor dhe atë etik. Ky rast nxjerr në pah edhe realitetin e pamundësisë për informim të l...