Pas skandalit mediatik se një sërë kompanish në vend të cilat ofrojnë produkte përdorin vaj palme dhe nuk e deklarojnë atë në etiketa, kanë reaguar sot një pjesë e kompanive të cilat kanë kërkuar hetim administrativ nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si dhe hetim penal nga ana e Prokurorisë për të gjetur shkaktarët e këtij skandali.
Drejtori ekzekutiv i ?Albanian Food Industry?, Alban Zusi, ka theksuar se i është kërkuar Prokurorisë që të nisë hetimet për këtë çështje.
?Gjithçka që u tha dhe u konkludua për kompanitë tona është tërësisht e pavërtetë dhe garantojmë konsumatorët tanë duke i parë në sy se në asnjë rast nuk e kemi përdorur këtë përbërës. Akuza të tilla haptazi të pabaza janë veprime të mirëfillta mafioze që jo vetëm cenojnë interesat e ligjshme të kompanive tona, por kanë qëllim uzurpimin e manipulimin e tregut dhe shkaktojnë panik dhe pasiguri te qytetarët?, tha Zusi.