http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 770 kilogram kanabis u sekuestruan pasditen e kësaj të premte nga policia ne zonën e Përmetit. Uniformave blu nderhyne gjate operacionit te koduar "Piskova". Droga ishte fshehur në një tunel pranë fshatit me te njëjtin emër. Forcat e antidrogës kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilëve ishte vendosur hashashi.Gjatë operacionit u shoqëruan disa persona në ambientet e drejtorisë se Gjirokastrës. Identiteti i tyre, nuk bëhet i ditur, pasi vijon puna për kapjen e te implikuareve te tjere. Burimet e policisë konfirmojnë se dyshohet te kete edhe sasi të tjera droge të fshehura në zonën e Piskovës.Pak kohe më parë, po ne Përmet, konkretisht në fshatin Pagri, u gjet e fshehur në ish-magazinat e rezervave te shtetit, sasia rekord prej 12 tonësh kanabis. Për atë ngjarje u arrestuan 6 persona, si edhe u shkarkuan drejtuesit e policisë te qarkut Gjirokastër.