Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ?Burg pa afat?, për drejtorin e shkollës së mesme Babë Dudë Karbunara" në Berat.
59 vjeçari, me inicialet Y.H se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të cilat kishin shkruar në zyrën e tij, për të biseduar në lidhje me një provim të mbartur.
Burime për Report TV bëjnë me dije se drejtori i shkollës ka mohuar akuzat. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes ku në adresë të drejtorit është bërë një denoncim nga dy nxënëse të cilat pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga drejtori.