Ora News – Çipa paralajmëron administratën: Rrini larg zgjedhjeve të 25 qershorit!

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbatimi i ligjit për zgjedhjet e 25 qershorit dhe lufta kundër kultivimit të kanabisit mbeten prioritete edhe për prefekten e re të qarkut të Beratit, Valbona Zylyftari e cila është emëruar në këtë detyrë, pas kandidimit të Fadil Nasufit për deputet në listat e Partisë Socialiste.
Zylyftari u prezantua në detyrën e re nga Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Stefan Çipa. Çipa theksoi dy prioritete në punën e prefektes së re.
Çipa: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që mjetet, logjistike, çfarë ka administrata publike, nuk do të jenë në funksion të subjekteve zgjedhore. Burimet njerëzore në orarin e punës, absolutisht asnjë. Zgjedhjet në 25 qershor të jenë mundësisht të pa cënuara dhe pastaj të jenë të pakontestuara. Një prioritet tjetër është lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cipa-paralajmeron-administraten-rrini-larg-zgjedhjeve-te-25-qershorit/