Ora News - Muaji i Ramazanit, nesër besimtarët mysliman nisin agjërimin, Bruçaj: Jini solidarë

2017-07-09 1

Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të shtunën nis muaji i Ramazanit, që për besimtarët mysliman është kohë agjërimi. Kryetari i Komunitetit Mysliman Skënder Brucaj ka uruar besimtarë duke besuar në vlerat e bujarisë, të mirësisë, të dashurisë, te respektit ndaj njeri-tjetrit.
Bruçaj i bëri thirrje besimtarëve që gjatë këtij muaj, të reflektojnë për të qenë më të paqtë, të forcojnë lidhjet me njëri-tjetrin, më shumë solidaritetit dhe përkrahje të njerëzve në nevojë.
Bruçaj: Ramazani është një kohë e rëndësishme reflektimi për të gjithë besimtarët për të përmirësuar lidhjet fare-fisnore dhe shoqërore me njëri-tjetrin,për të forcuar ndjenjën e bujarisë dhe solidaritetit me njerëzit në nevojë! Është momenti kur besimtarët rifreskojnë beslidhjen e tyre me Krijuesin e Gjithësisë, duke forcuar raportin me Zotin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/neser-besimtaret-mysliman-nisin-agjerimin-brucaj-jini-solidare/