Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fushata zgjedhore nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e proçesit të maturës shtetërore. Kjo është garancia që zv/ministri i Arsimit, Gerti Janaqi, ka dhënë për të gjithë maturantët ndërsa ka sqaruar se mbetet në fuqi e njëjta rregullore si një vit më parë.
Ministria e Arsimit do të vijojë normalisht zbatimin e rregullores për mbarëvajtjen e provimeve të maturës shtetërore.
Zv/Ministri i Arsimit, Gerti Janaqi, në një prononcim për mediat tha se pavarësisht fushatës zgjedhore, nuk do të cënohet sistemi i provimeve.
Janaqi: Ne kemi vendosur që politikën ta mbajmë larg nga shkola, këtë kemi bërë në këto katër vite. Pavarësisht se ky është një vit elektoral, ne do të ruajmë të njëjtin standard në mënyrë që të mos ketë asnjë ndikim politik. Është një proçes teknik mëse normal i cili do të vijojë normalisht. Nuk mund të themi se ka shtim masash, është e njëjta rregullore, i njëjti komunitet, e njëjta marrëveshje me policinë, e njëjta marrëveshje me shërbimin e postës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mas-e-njejta-rregullore-per-maturen-shteterore-fushata-sdo-ndikoje/