Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Subvencione transparente për bujqësinë, investime infrastrukturore në fshat, rritje të pensioneve dhe mbështetje për fermerët ishin disa nga premtimet e bëra në takimet elektorale të zhvilluara nga drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri. Sipas tij reformat e shëndetshme sollën në Vlorë 300 milionë euro investime.
Do të përmirësohet subvencioni për bujqësinë dhe investimet në infrastrukturën mes fshatrave. Kështu u shpreh drejtuesi politik i qarkut të Vlorës Damian Gjinkuri në takimin që zhvilloi me fermerët e Shushicës.
Gjiknuri: Kemi nevojë dhe për subvencionime në bujqësi. Po kemi nevojë për skemë të pastër subvencionimi, transparente, jo skema favorizuese. Dhe unë them që me një qeverisje të përgjegjeshme të PS, edhe në sektorin e bujqësisë do të shikoni se do të përmirësohet shumë subvencioni për fshatin. Këtë jua garantoj dhe unë, do ti rri mbi kokë vetë kësaj pune.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjiknuri-reformat-sollen-300-milione-euro-investime/