http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gara e forte mes universiteteve per cilësi dhe financime nxjerr ne fushate edhe drejtuesit e tyre. Shkollat e larta hapin dyert per maturantet per t?i njohur me kriteret e pranimit.Ketë dite rektore e dekanë ua kane dedikuar vetëm maturanteve ku i kane njohur me programet e degëve dhe kushtet qe duhet te plotësojnë per t?u bere student. Fakultet kane bere ofertat e tyre ndërsa kane sqaruar se edhe kete vit nuk do te ketë rritje tarifash.Të shumte ishin maturantet qe merrnin pjese ne ditën e hapur te organizuar nga fakulteti Histori -Filologji. Disa tashme e kane vendosur orientimin e tyre, te tjerë ende jo.Deri ne plotësimin e formularit A2, ku maturantet plotësojnë 10 degët per studime te larta, universitet do te vijojnë sqarime per kriteret dhe kuotat. Ndërsa Ministria e Arsimit po përgatit infrastrukturën per provimin e pare te maturës ne datën 5 qershor. Zv/ministri Gert Janaqi deklaroi se fushata dhe zgjedhjet nuk do te cenojnë standardin e provimeve.Provimet e maturës mbyllen ne 23 qershor, dy dite para zgjedhjeve. Ndërsa javen e fundit te gushtit maturantet nisin aplikimin per ne universitete. Ketë vit do te kete vetëm dy raunde regjistrimesh me disa nenfaza per lëvizjen e vijes se kuqe si dhe është krijuar mundësia per çregjistrimin e kandidateve qe kane fituar nje dege, por synojnë nje fakultete me te mire.