AMA kallëzon në Prokurori kompaninën “Unison Group”

2017-07-09 1

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka kallëzuar në Prokurori për mashtrim me të drejtat e transmetimit të filmave kompaninë ?Unison Group?. Sipas AMA-s kjo kompani ka shkelur Ligjin për Transmetime të Paautorizuara. Madje ka lidhur edhe marrëveshje me subjekte audiovizive që operojnë në Shqipëri.

Sipas dokumetacionit të paraqitur nga ?Unison Group?, ajo pretendon se është licensuar nga Autoriteti i Mediave të Bullgarisë. Por nga ky Autoritet konfirmohet e kundërta.

Për të gjitha këto arsye, AMA i është drejtuar Prokurorisë me një kallëzim penal ndaj kësaj shoqërie dhe personave të cilët janë përfshirë në këtë mashtrim.

Në dispozicion të hetimeve është vënë i gjithë dokumetacioni i mbledhur nga AMA deri në keto momente për kompaninë ?Unison Group?. /TV KLAN

Free Traffic Exchange