Ekspertët kriminalistë kanë gjetur gjurmë dhe mbetje biologjike, në automjetin që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të dyfishtë në Vlorë mbrëmjen e së mërkurës.
Burime pranë Policisë së Shtetit i thanë Televizionit Klan se gjurmët dhe provat e gjetura janë fije flokësh që mund të çojnë në identifikimin e autorëve, që qëlluan mbi biznesmenin Mirvjen Hyseni dhe Drejtorin e OSHEE- së së Vlorës, Roland Saliu.
Me mbetjet biologjike, pritet që ekspertët të ndërtojnë edhe profilet gjenetike të autorëve, për t?i krahasuar më pas me ato të personave të dyshuar.
Në Institutin e Policisë po ekzaminohet edhe kallashnikovi i gjetur në mjetin u djegur në dalje të fshatit Panaja.
Autorët kanë qenë dy persona të maskuar që më pas hapën zjarr drejt tavolinës ku ndodheshin Hyseni dhe Saliu.
Lëvizjet e tyre mësohet se janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve të zonës. Ndërsa kamerat e barit të hotel Vlorës, ku ndodhi krimi nuk ishin funksionale.
Tv Klan