http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizjes se pakujdesshme te qytetareve te Tiranës te cilet nuk respektojnë sinjalistiken rrugore, Bashkia e Tiranës i përgjigjet me barriera, qe do te vendosen ne disa prej kryqëzimeve me kryesore te Tiranës, ne mënyre qe qytetaret te drejtohen tek vijat e bardha.Çdo kryqëzim ne Tirane dhe rrugët me problematika ku qytetaret do te kenë barriera, ne mënyre qe te shmangen aksidentet. Per qytetaret kjo është nje nisme pozitive.Drejtori i përgjithshëm i ndërmarrjes nr 2, ne Bashkinë e Tiranës, Elton Kacidhja, thotë se ky projekt synon ndërgjegjësimin e qytetareve, per te respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.Shpesh here mosrespektimi i sinjalistikes rrugore, ka sjelle aksidente me pasoje vdekjen. Vetëm per vitin 2016, rreth 30% e aksidenteve te ndodhura kane pasur si shkak këmbësoret.