Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre investimet më të rëndësishme në kryeqytet, ai i Bulevardit të Ri, Sheshit ?Skënderbej? dhe Pazarin e Ri janë renditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj si skemat më të mira model për investimet publike gjatë Konferencës Kombëtare për Financën.
Sipas Veliajt të tilla investime synojnë që në periudha të shkurtra jo vetëm të mbulojnë koston e tyre, por edhe gjenerojnë të ardhura.
Veliaj: Ne jemi sot në një situatë ku kapitali privat i ruajtur në banka në formën e depozitave në një pjesë të madhe të bankave sot i ka interesat ose afër zeros, pra më poshtë se inflacioni, ose me minus. Besoj se sot ka më shumë leverdi investimi në skema publike-private, se sa ndoshta depozitimi me interes negativ në banka. Ka më shumë leverdi investimi në skema publike-private se sa ndoshta depozitimi me interes negativ në bankë. Vetëm nga kreditë e buta që presim të japim këtë vit, do të injektojmë në ekonominë shqiptare 60 milionë dollarë.
I pranishëm në këtë konferencë, Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj tha se nevojitet një këshill i pavarur fiskal për më shumë eficensë në financat publike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-bulevardi-sheshi-dhe-pazari-modele-te-investimit-publik/