Republikanët pritet të dalin më vete. Po Mediu? - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot ne mesnate është afati i fundit per dorëzimin e listave te kandidateve per deputet. Por pak ore para skadimit te këtij afati kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ende nuk ka zgjidhur problemet me aleatet e tij.Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi se nuk ka marrëveshje me Partine Demokratike dhe PR do te regjistrohet si parti me vete ne zgjedhjet e 25 qershorit.Nga ana tjeter kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka pritet te zhvilloje edhe nje takim me Bashen para se te vendose nese do te garoje me vete apo nen siglën e PD.Mesohet se edhe kreu I PBDNJ Vangjel Dule ende nuk e ka mbyllur marrëveshjen me Partine Demokratike.Pak detaje dihen per emrat e PD qe do te jene ne pozicione te sigurta ne listen e deputeteve. Dhe duket se gjithçka do te qartësohet ne mesnate atëherë kur skadon afati per dorëzimin e listës ne KQZ.