Zaev, një hap larg qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I mandatuari per kryeministër Zoran Zaev pritet qe kete te premte, ose te shtunën te dorëzoje ne Kuvend propozimin per programin qeveritar dhe përbërjen e kabinetit te ri.Kreu i LSDM-se e ka konfirmuar vete nje fakt te tille, duke shtuar se me shume mundësi brenda te mërkurës, Maqedonia do te kete qeverinë e re.Sipas Zaev, forca e tij politike eshte shume prane dakordesimit me BDI-ne dhe Aleancën per Shqiptaret, ndërsa marrëveshja duket me e largët me lëvizjen Besa. Ne anen tjetër, Bashkimi Demokratik per Integrim deklaron se kjo parti do te kete pak a shume te njëjtat poste qeveritare qe ka mbajtur ne qeverisjen me VMRO-ne, me ndryshimin qe ne vend te Ministrisë se Arsimit do te kete ate te Shendetesise. Jo zyrtarisht, dikasteri i arsimit do ti besohet partisë se Ziadin Seles.Megjithatë, kjo force politike ka deklaruar se me shume sesa ndarja e posteve ministrore, asaj i interesojnë kushtet e shqiptareve dhe garantimi i te drejtave te barabarta edhe ne programin e qeverise se re.Ndërsa Lëvizja Besa eshte me radikale ne qëndrimet e saj, pasi kërkon integrimin e deklaratës se partive shqiptare ne programin qeverisës.