Opinion - Shperthen Ben Blushi! (25 maj 2017)

2017-07-07 1

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Ben Blushi

I ftuar sonte në emisionin ?Opinion?, kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka folur veç të tjerash edhe për debatet e shpeshta që ai ka me Berishën dhe Ramën. Blushi është shprehur se debatet e tij me Berishën kanë njëfarë ?shije? e ka quajtur ai, ndërsa me Ramën ndodh ndryshe. Rama sipas Blushit kur është përball tij ndodhet në ankth. ?Për hir të vërtetës Sali ka më shumë humor. Ky tjetri është gjatë gjithë kohës në ankth. Dhe e ke të vështirë të bësh debate racionale me një njeri që është gjatë gjithë kohës në ankth. Berisha ka ankthet e veta por koha i ka dhënë pak më shumë relaks.

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka kritikuar marrëveshjen politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Blushi u shpreh sonte kundra në studion e emisionit ?Opinion? në TV Klan; ndërsa shtoi se PD hoqi dorë nga kauza e saj kryesore, që sipas saj, ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Mirëpo, kreu i LIBRA-s tha se kjo është një marrëveshje në kurriz të shqiptarëve. ?PD rrëzoi kauzën për zgjedhje më të lira. E shkëmbeu me burgjet, me hipotekat? për të shpërndarë tapitë e Edi Ramës?.
?Nuk do isha shumë i mërzitur nëse PD nuk do merrte pjesë në zgjedhje. Ardhja e PD i ka hapur zgjedhjet, 1.7 milionë kanë ardhur në votime në 2015. Tani i kanë të gjitha ofertat. Doja që të vinte në zgjedhje, nuk mendoja që të bënte këtë marrëveshje në kundërshtim me kauzën që ngriti?, tha Blushi. Më tej, ai, mendon se njeriu që ka më pak mundësi për të fituar nga ata emra që garojnë është Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi është shprehur se vetëm nëse dëshiron Sali Berisha, mund të bëhet Edi Rama kryeministër. Këtë deklaratë, Blushi e bëri sonte në emisionin ?Opinion? në TV Klan, ndërsa shtoi se kjo është mundësia e vetme e Edi Ramës për t?u bërë kryeministër i Shqipërisë. ?Vetëm një njëri në Shqipëri ka mundësi për të bërë Edi Ramën kryeministër dhe ky quhet Sali Berisha ?, tha ai. Blushi theksoi se vetëm Sali Berisha mund t?a bëjë Edi Ramën kryeministër për një mandat.

Kreu i LIBRA-­s Ben Blushi teksa po shpjegonte batutën e ish-kryeministrit Berisha në Kuvend gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare ku ai foli për ?dashuri dhe xhelozi?, tha se ndërhyrja e Berishës e shpëtoi Ramën në atë debat. Sipas Blushit thelbi i batutës që Berisha tha, kishte një mesazh të rëndësishëm, pra marrëdhëniet e rregulluara mes dy kundërshtarëve politik Rama-Berisha, që Blushi e ka quajtur ?dashuri mes dy pleqsh?. ?Edhe xhelozia ka moshën e vet, është e vështirë të bëhesh xheloz ku dashurohen dy pleq, Edi Rama dhe Sali Berisha. Kanë nga 20 vjet në pushtet secili, 2 pleq që u dashuruan. Dhe në fakt Saliu për hir të së vërtetës atë ditë, kur ndërhyri në parlament, e shpëtoi Edi Ramën. Rama ishte totalisht i mbaruar, Berisha e shpëtoi në mënyrë elegante. Sepse unë në fakt ju thash keni bërë një pakt. Berisha doli dhe tha nuk kemi bërë pakt, k...

Free Traffic Exchange