Kur kanë mbetur pak orë nga dorëzimi i listës së kandidatëve të PD në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, për zgjedhjet e 25 qershorit, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë, akuzon Lulzim Bashën se shkeli marrëveshjen me të përndjekurit.
Kryetari i kësaj shoqate, Nebil Çika, u shpreh për Report Tv se premtimi i kryedemokratit ka qenë për përfshirjen e 10% të kandidatëve nga të përndjekurit në listat e PD ose 14 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.
?Pas një marrëveshje publike të premtuar nga Basha në çadër, ka pasur edhe një kërkesë nga ana ime publike. Basha ka premtuar publikisht 10%, domethënë 14 deputetë në zona sigurie?, u shpreh Nebil Çika.