stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-190-sezoni-2/
Pas transmetimit të abuzimit me detyrën nga ana e drejtorit të cirkut kombëtar, Kujtim Dumi, 4 nga akrobatët e trupës kanë denoncuar atë, që ndodhte në institucionin shtetëror. Ata dëshmojnë, se drejtori i conte në aktivitete të ndryshme private dhe u jepte pak ose aspak shpërblim financiar.Ndërkohë në orët e pasdites, Dumi u pa sërish në zyrë, edhe pse u shkarkua dje në mënyrë të menjëhershme nga Ministria e Kulturës.?Stop? shkoi në ambientet e cirkut, ku ndeshi në arrogancën e drejtorit, në atë, që ai e quajti ?ndërmarrja ime?...
Akrobati 1 ? Unë kam 12 vjet akrobat i Cirkut Kombëtar. Prej 12 vitesh kam qenë nxënësja e tij, deri në momentin që ai u bë Drejtor dhe nuk është se merrej më me ne, por na merrte në kompani super të mëdha telefonike, për ditën e verës? Vlera që na jepte ai ishte 5 ose 10 mijë lekë të vjetra.
Gazetari ? Po ai sa merrte?
Akrobatja 1 ? Mos të them 500, 1 milion se kompani e madhe, pothuajse marrin shumë. Edhe në një shfaqje ose premierë të vogël jashtë Cirkut Kombëtar, një ditëlindje ose dasëm, ku di unë, merrte 500-700 mijë lekë, ndërkohë që ne na jepte një 5 mijë lekësh.
Gazetari ? Ju keni qenë pjesë e këtyre aktiviteteve që zhvillonte Drejtori me subjekte të ndryshme?
Akrobati 2 ? Po, kam qenë pjesë, por do përmend vetëm një rast. Kur ka ardhur momenti i pagesave, ai ka thënë mos u jepni lekë artistave, mos i mësoni keq.
Gazetari ? Lekët i ka marrë ai vetë?
Akrobati 2 ? Po normalisht, gjersa nuk na i ka dhënë ne, lekët i ka marrë vetë.
Akrobati 3 ? Në të gjitha shfaqjet ai i merrte të gjitha pozitat për vete, nuk ia lente mjeshtrave të caktuar për t?u marrë me numrat. Plus edhe me pjesën e pagesës, ishte pagesa më minimale dhe qesharake që një artist, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë botën, do thoshte nuk e dua faleminderit dhe nuk do merrte pjesë fare, siç është shuma prej 10 mijë lekësh.
Gazetari ? Po ai sa merrte?
Akrobati 3 ? Sipas gojëdhënave dhe sipas informacioneve që ne mund të pyesnim sepse na interesonte, na bënte habi që si një organizim kaq i madh sa ky, ne të marrim një 10 mijë lekësh, duke ndenjur 2-3 orë shfaqje, duke bërë edhe workshop-e, si jashtë vendit edhe këtu. 1 milion, 2 milion, 700 (mijë lekë të vjetra).
Gazetari ? Sa jeni paguar për këto aktivitete jashtë Cirkut Kombëtar?
Akrobati 4 ? Nëpër këto aktivitete është një pagesë tepër e ulët që është turp kush e merr vesh. 10 mijë lekë të vjetra, që ne nuk na dilte as për rrugën edhe kur merrnim pjesë jashtë Tiranës, nëpër rrethe të tjera. Pagesë tepër e ulët, jo vetëm unë, por shumë e shumë të tjerë që janë pjesë e Cirkut, që merren nëpër shfaqje, e njëjta gjë vazhdon. Kjo gjë duhej të ishte bërë edhe më parë, por faleminderit emisionit tuaj sepse për ne mund të jetë një shpresë e mirë që të vijë një Drejtor më i mirë, ne të marrim ...