Brian Yee: Pakti PS-PD, meritë e palëve politike

2017-07-07 1

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hojt Braian Yee, ka folur për herë të parë për situatën politike në Shqipëri pas marrëveshjes Rama-Basha, e cila u ndërmjetësua nga vetë zyrtari i lartë amerikan. Yee thotë se arritja e marrëveshjes mes dy partive të mëdha në Shqipëri është në të mirë të vendit.

Hoyt Brian Yee (zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit): ?Suksesi për zgjidhjen e krizës politike i takon liderëve që ishin të aftë të ndërmarrin vendime të vështira. Opozita ndërmori një vendim të guximshëm duke ndryshuar qëndrimin e saj dhe vendosi të marrë pjesë në zgjedhje. Sa për qeverinë, kryeministrit Rama, iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm për të bindur opozitën që të bënte një hap prapa. Në radhë të parë dhe mbi të gjitha kjo është në interes të vetë Shqipërisë. Partitë politike kanë meritë për këtë dhe ne jemi të kënaqur që morëm pjesë në zgjidhjen e gjetur.?

Zyrtari i lartë amerikan u pyet edhe për ?Shqipërinë e Madhe?, referuar shqetësimeve të shprehura për një qasje nacionaliste të udhëheqësve politikë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Yee theksoi se nuk beson se ka një lëvizje të tillë nga politikanët e këtyre vendeve, duke nënvizuar se e ardhmja e Shqipërisë Kosovës dhe Maqedonisë është anëtarësimi në BE.

/Tv Klan

Free Traffic Exchange