Skema, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Vlorë

2017-07-07 26

Vrasja e dyfishtë e ndodhur të mërkurën në mbrëmje në qytetin e Vlorës dyshohet se mund të ketë lidhje me aktivitetet që biznesmeni Merven Hyseni, brenda apo jashtë vendit.

Kjo është pista kryesore në të cilën po heton policia e Vlorës, pa përjashtuar konflikte që kanë të bëjnë me biznesin e tij në Vlorë. Në këtë atetnat mbeti i vrarë edhe Drejtori i OSHEE-së së këtij qyteti, Roland Saliu, i cili ishte në të njëjtën tavolinë me Hysenin.

Bazuar në hetimet e kryera nga policia Televizioni Klan, ka rindërtuar edhe dinamikën e krimit të mbrëmjes së të mërkurës në Vlorë. Një veturë BMW me xhama të zinj u afrua pranë lokalit ku po qëndronin Hyseni e Saliu.

Nga mjeti BMW u hap zjarr drejt dy personave, ndonëse lokali ishte i populluar me klientë. Me pas autorët u larguan nga vendi i ngjarjes drejt rrugës muzeale, për të vijuar në aksin e vjetër Vlorë ?Fier.

Ata e dogjën veturën në nënkalimin e fshatit Panaja, pranë autostradës. Brenda makinës policia gjeti një automatik ?Kallashnikov? të djegur, që dyshohet se është arma e përdorur në atentat.
Ekspertët Mjeko - Ligjorë konfirmuan se Drejtori i OSHEE-së ndërroi jetë nga një plumb i vetëm që mori në kokë. Ndërsa biznesmeni Hyseni mori 5 plumba në gjoks.

Policia shoqëroi për të marrë në pyetje më tepër se 20 persona. Po ashtu hetuesit kanë sekuestruar pamjet filmike të 48 orëve të fundit, nga kamerat e disa bizneseve të zonës në përpjekje për identifikimin e autorëve.

Këtë të enjte, ekspertët kriminalistë kryen një kqyrje të dytë të vendit, ku u gjet automjeti i përdorur atentatorët. Ata mendohet se kanë qenë së paku dy persona. Automjeti rezulton i vjedhur pak ditë më parë në qytetin e Durrësit.

Tv Klan

Free Traffic Exchange