PD regjistrohet në zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht ne KQZ kërkesën per t?u regjistruar per garën elektorale te 25 qershorit.Sipas marrëveshjes qe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka arritur me aleatet e tij, Partia Demokratike është e vetmja force politike qe do te regjistrohet, per te maksimalizuar votën e opozitës. E vetmja force me te cilën PD nuk ka mbyllur ende marrëveshjen eshte partia e drejtuar nga Agron Duka e cila eshte regjistruar me herët ne KQZ.Basha ka përcaktuar detajet e marrëveshjes me kreun e LZHK Dashamir Shehi i cili do te kandidoje ne listën e PD ne nje vend te sigurte ne Tirane e do te kete 2 kandidate ne vend jot e sigurte. Kryedemokristiani Nard Ndoka do te garoje ne pjesën fituese te listës se PD ne Shkodër e do te kete dy kandidate ne Lezhe e Tirane ne zonën jo te sigurt. Ndërkaq sot është mesuar edhe dorëheqja e pare ne radhët e Partisë Demokratike. Ish-ministri Genc Ruli, nje prej politikaneve me me eksperience ne Partine Demokratike ka deklaruar se nuk dëshiron te kandidoje me si deputet. Ruli ka shmangur komentet po ka sqaruar se me kete qëndrim ka njohur edhe kryetarin e PD Lulzim Basha.Te premten ne mesnate skadon afati per dorëzimin e listave te kandidateve per deputet e deri tani shume pak dihet per listën e pare te Lulzim Bashes si kryetar i PD.

Free Traffic Exchange