Ora News – Shërbimi i urgjencave 24 orë në të gjitha pikat turistike

2017-07-07 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Vlorë, sezoni turistik do të mbulohet 24 orë gjatë gjithë verës me shërbimin e urgjencave mjekësore në të gjitha pikat turistike. Menaxhimi i tyre do të bëhet nga njësia koordinuese kombëtare, ndërsa shërbimi parësor në plazhe do të mbulohet nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik.
?Do të jemi pranë cdo qytetari, të huaj apo vendas?, thotë Tomorr Caka, kreu i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Vlorë.
Caka: Do organizohet shërbimi ditor, ndërsa do kthejmë shërbim 24 orë ambulancën e plazhit të ri. Ky shërbim do organizohet edhe në Radhimë me dy mjekë dhe dy infermierë. Pika tjetër do të jetë në Dhërmi, do organizojmë dhe në qendrën shëndetësore Himarë dhe pika e fundit është e Qeparoit. 6 qendra dhe do të kemi 5 autoambulanca.
Ambulancat lëvizëse por edhe qendrat shëndetësore do të jenë në kapacitet të plotë dhe shërbim 24 orë me staf mjekësor të specializuar, mjekë dhe infermierë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sherbimi-i-urgjencave-24-ore-ne-te-gjitha-pikat-turistike/

Free Traffic Exchange