Ora News –Shkodër, kolegët përkujtojnë aktorin e regjisorin Serafin Fanko

2017-07-07 10

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjarë, miq e kolegë përkujtuan aktorin e ndjerë të teatrit Migjeni, Serafin Fanku në një takim emocionues me rastin e 80 vjetorit të lindjes. Edhe pse jo fizikisht në skenën e teatrit, kolegët e përkujtuan atë përmes një mbrëmjeje të pagëzuar ?Një gotë me Afin?.
Rita Gjeka: Unë jam munduar që ta organizoj këtë mbrëmje gjithmonë duke menduar si e kishte menduar ai një gjë të tillë. Ai ka qenë një person jashtëzakonisht elegant, modern dhe shumë i pashëm.
Tinka ndjen mall për Shkodrën, aty ku sëbashku me regjisorin Fanko u rritën artistikisht, që siç thotë ajo, e ka peng në zemër që nuk e nderoi asnjëherë siç e meriton.
Tinka Kurti: Ai ka qenë një regjisor i rrallë. Ai ka patur fat që të punojë me një teatër të tillë, por ka patur fatin më të madh teatri që ka patur një njeri të madh, të papërsëritshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/shkoder-koleget-perkujtojne-aktorin-e-regjisorin-serafin-fanko/

Free Traffic Exchange