Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj zhvilloi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Takimi i nisur në orën 10:00 zgjati rreth 30 minuta dhe u zhvillua në ambientet e prokurorisë në vijim të takimeve intesive të nisura që prej marrjes së detyrës.
Në fokus të takimit ishte koordinimi më i mirë ndërinstitucional për rritjen e efektshmërisë për goditjen e elementëve dhe veprave të rënda kriminale në vend
Një ditë më parë ministri i ri, Dritan Demiraj zhvilloi një takim me Drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku shpalosi tre prioritetet kryesore të mandatit të tij, ku nuk kanë munguar edhe paralajmërimet ndeshkuese për ata që i shkelin ato.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministri-demiraj-pritet-te-takohet-me-adriatik-llallen/