Report TV - Vlorë, tavolina ku u ulën për herë të fundit pronari i TV me kreun e OSHEE

2017-07-07 6

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku u vranë dy persona qyteti i Vlorës vazhdon që të jetë i tronditur.

Drejtori i OSHEE të qytetit të Vlorës Roland Saliu dhe pronari i 'Hotel Vlora' dhe televizionit 'Vlora Channel' Erven Hyseni u qëlluan më breshëri automatiku, teksa ishin të ulur në një lokal mbrëmjen e djeshme.

Report Tv sjell të tjera pamje nga vendi ku ishin ulur Saliu dhe Hyseni për herë të fundit.

Një ditë më pas lokali është rrethuar me shiritin 'skenë krimi' ndërsa mbi tavolinë vazhdon që të qëndrojë bidoni me ujë i dy viktimave.

Tavolina ka qenë shumë pranë rrugës duke bërë që autorët të mos hasin vështirësi, por i ekzekutuan dhe u larguan me shpejtësi.

Momenti i masakrës ka tmerruar klientët që ishin në lokal, pasi plumbat vërshonin nga kudo, ndërsa sikur duket edhe nga pamjet e Report Tv kanë sharruar edhe një pjesë të këmbës prej hekuri të tavolinës.