Report TV - Veliaj: Njësia 2 më shumë investime se në dy dekada bashkë

2017-07-07 1

Bashkia e Tiranës ka përfunduar fazën e parë të rikualifikimit urban të bllokut të banimit që shtrihet përgjatë rrugës ?Vllazën Huta? dhe ?Beqir Luga? pranë Ministrisë së Jashtme, duke i dhënë fund kështu pritjes disa vjeçare të banorëve të kësaj zone për ndërhyrje në infrastrukturën urbane.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po vijojnë në të gjithë lagjen, që përfshijnë bllokun 40, 41 dhe 42 në Njësinë Administrative Nr. 2 dhe u shpreh se kjo do jetë shumë shpejt një tjetër zonë që ofron kushte dhe standarde të mira urbane.