http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Socialdemokratët nuk do tërhiqen nga garimi në zgjedhjet e 25 Qershorit. Konfirmimi vjen nga drejtuesi i saj Skendër Gjinushi, i cili sqaron se partia që drejton synon të marrë mbi 3 mandate deputetësh.Gjinushi mendon se koalicioni mes partisë së tij dhe PS-së, do të maksimalizonte votat dhe për pasojë fitorja do të ishte e sigurt.E nëse flitet për fajtor, Gjinushi e gjen tek lidershipi socialist.Ginushi, thotë se ka ende kohë për PS të reflektojë për një koalicion parazgjedhor, pasi sipas tij, Kodi e lejon. Megjithatë nënvizon se socialdemokratët do të përfaqësohen me listat e tyre të kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet.