Report TV - Berat, ndalohet drejtori i shkollës ngacmoi seksualisht dy nxënëse

2017-07-07 2

BERAT- Drejtori i një shkolle të mesme në Berat është ndaluar nga policia me akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy nxënësve.

Yzedin Hajdari, 59 vjeç, banues në Berat, u ndalua në orët e para të kësaj të enjte nga seksioni për krimet.

Dyshohet se drejtori i shkollës ka ngacmuar seksualisht në zyrën e tij dy nxënëse të shkollës së mesme "Babë Dudë Karbunara".