Report TV - Krimi në Vlorë,vajza që i shpëtoi plumbave, e bija e biznesmenit

2017-07-07 9

VLORE- Policia pritet të hedhë dritë mbi atentatin e një nate më parë në Vlorë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri kallashnikov në ambientet e një lokali, kreu i OSHEE, Roland Saliu dhe pronari i një televizioni privat, Mirvjen Hyseni.

Dyshimet e para flasin për larje hesapesh pasi atentati ka qenë i mirëorganizuar. Autori, rreth 35-vjeç, pasi zbrazi armën te ambientet e "Hotel Vlora", në pronësi të Hysenit, ka dalë jashtë Vlorës, duke djegur makinën pranë fshatit Panaja.

Report Tv ka mësuar se mjeti i përdor në këtë krim është BMW 320 me targë AA 348 PC në pronësi të shtetasit Ilirjan.C i cili është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.