Report TV - Ministri i Brendshëm Demiraj takon kryeprokurorin Llalla

2017-07-07 1

Ministri i brendshëm Dritan Demiraj ka takuar sot Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në fokus të takimit ishte koordinimi më i mirë ndërinstitucional për rritjen e efektshmërisë për goditjen e elementëve dhe veprave të rënda kriminale në vend.

Ministri teknik i PD-së, Dritan Demiraj zhvilloi dje edhe një takim me Drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku shpalosi tre prioritetet kryesore të mandatit të tij, ku nuk kanë munguar edhe paralajmërimet ndëshkuese për ata që i shkelin ato.