Prokuroria e Përgjithshme i ka njoftuar akuzën deputetit të PS, Alfred Peza, duke çuar dosjen në Gjykatën e Lartë.
Peza është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Ardian Visha.
Ndaj Pezës tre akuzat në ngarkim të Pezës janë ato për fshehje të ardhurash, pastrim parash dhe mos deklarim pasurie.
Për këto akuza u vendos dhe sekuestro prej 1 milonë euro të Alfred Pezës, aksione këto në një bankë të nivelit të dytë.
Nga sot, dosja e deputetit Peza shkon në Gjykatën e Lartë, duke u marrë kështu zyrtarisht në cilësinë e të pandehurit. Vetë deputeti Peza nuk u prononcua për mediat duke iu përgjigjur gazetarëve me një "Faleminderit", ndërsa sqarimet i dha avokati i tij mbrojtës, Ardian Visha sipas të cilit Prokuroria nuk ka asnjë provë për ta fajësuar klientin e tij.